Policia amerikane tha sot se ka identifikuar një “person interesi” për sulmin e tmerrshëm me makinë në tregun e Krishtlindjeve ku humbën jetën dje pesë njerëz dhe dhjetra të tjerë janë plagosur.
39 vjeçari Darrell Brooks është duke u marrë në pyetje nga autoritetet në qytetin e Waukesha njoftonte rrjeti NBC News.
Brooks vetëm kohët e fundit është liruar me kusht për akuza rezistence e pengim te punës së policisë.
Ata po hetojnë pretendimet nëse shoferi i masakrës ishte duke u larguar nga një tjetër aksident ku përfshihej një përleshje me thika.
Pesë njerëz u vranë dhe 40 u plagosën përfshi dhe fëmijë, kur një fuoristradë e kuqe rrëzoi barrikadat e policisë dhe goditi një turmë njerëzish që po bënin një paradë Krishtlindjesh pasditen e djeshme.
Brooks u ndalua kur një oficer hapi zjarr ndaj automjetit të kuq për ta ndaluar, thanë autoritetet.
Pamje të tmerrshme video tregonin fuoristradën që i afrohej parakalimit dhe më pas shton shpejtësinë duke u përplasur me spektatorë, kërcimtarë e muzikantë.
Parada e përvitshme ishte duke u transmetuar direkt në rrjet dhe aksidenti u dëshmua nga shumë njerëz.
Mes të plagosurve ishin një prift katolik dhe fëmijë shkolle, tha dioqeza e Milwaukee.
Top Channel