Përdhunimi i 13-vjeçares në Sarandë/ Flet xhaxhai i personit që akuzohet si tutor: Ishte kurth! Fajin e kishin ata që…

22/11/2021 14:15

Dy persona janë arrestuar për abuzim dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj të miturës 13-vjeçare në Sarandë, rast që u bë publik nga “Fiks Fare” më një nëntor të këtij viti.

Në pranga ra tutori dhe klienti, i cili është identifikuar si kryeinspektori i Policisë Kufitare, Petraq Raku. Raportohet se dy personat abuzonin seksualisht dhe më pas e përdornin për prostitucion të miturën në Sarandë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur në një lidhje telefonike në “Shqipëria Live” edhe xhaxhai i Stefan Koloit, që akuzohet se bashkëpunonte me kryeinspektorin e Policisë Kufitare.

Xhaxhai është shprehur se Koloi, i cili akuzohet se kishte vënë në dispozicion një lokal për ushtrimin e veprimtarisë kriminale, nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe për të ka qenë një kurth, sepse ai nuk merrej me prostitucion.

“Ai ka grua, ka 60 vjeç grua. Ishte kurth, nuk merrej me prostitucion, ishte pa faj. Fajin e kishin ata që e linin vajzën të vinte vërdallë”, tha xhaxhai i Koloit.

Tashmë dy të arrestuarit do të përballen me veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA