Një tjetër tërmet godet Turqinë, momenti kur njerëzit vrapojnë të frikësuar

22/11/2021 13:25

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter ka goditur provincën Eruzurum të Turqisë lindore. Për pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale në disa banesa të vjetra dhe lëndime të lehta të banorëve që përpiqeshin të dilnin nga ndërtesat gjatë lëkundjeve.

Ekipet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë për t’i dhënë ndihmën mjekësore për banorërt e frikësuar në lagjet ku pati dëme të vogla pas tërmetit të javës së kaluar.

Pas tërmetit, shumë qytetarë që jetojnë në Erzurum ndanë në rrjetet sociale shqetësimin e shkaktuar nga tërmeti. Një tjetër tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter ka ndodhur në Erzurum javën e kaluar dhe qendra e tërmetit është përcaktuar sërish Koprüköy.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA