Maqedoni e Veriut/ 155 raste të reja dhe 13 viktima nga COVID në 24 orët e fundit
22/11/2021 16:08
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 155 raste të reja me koronavirus dhe 13 viktima.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 212.375, ndërsa numri i viktimave në 7.449.
Vendi po ashtu ka regjistruar 387 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit COVID-19, duke e çuar në 196.636 numrin e përgjithshëm të tyre.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 8.290 raste aktive me COVID-19.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.450.215 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.179 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Top Channel