Ministria kroate e Mbrojtjes njoftoi nisjen drejt Kosovës të 130 ushtarëve kroatë, në mesin e tyre janë edhe gjashtë gra, të cilët do t`i bashkohen forcave të KFOR-it. Ata do të nisen në Kosovë me një ceremoni e cila do të mbahet në kazermën 132 ″Brigada e Ushtrisë Kroate ”në Nasice.

Ky është kontigjenti i 36-të me ushtarë kroatë që janë pjesë e NATO-s dhe nisen për të shërbyer në Kosovë. Në ceremoni merr pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Mario Banozic.

22 vjet më parë 55.000 trupa të NATO-s u dislokuan në Kosovë.

Përmirësimi dramatik i sigurisë në terren ka çuar në zvogëlim progresiv të KFOR-it nga ajo shifër ne vitin 1999 në rreth 3.500 trupa tani.

Ushtarët nga njëzet e shtatë shtete, përbëjnë një forcë të fortë, të besueshme dhe parandaluese, të cilët shfaqin të njëjtën frymë, angazhim dhe entuziazëm si pararendësit e tyre, pati deklaruar Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Italian Michele Risi.

Sipas tij, misioni i mbetet i pandryshuar ndërsa KFOR-i mbetet një faktor i domosdoshëm i stabilizimit për të ardhmen e Kosovës dhe për sigurinë rajonale.

 

Top Channel