Gjendet i pajetë një 39-vjeçar në Borsh/ Arrestohet 1 person, procedohet penalisht tjetri. Çfarë ndodhi orët e fundit në Vlorë
22/11/2021 12:30
Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht nga policia e Vlorës.
Një 49-vjeçar i identifikuar me inicialet A. Ç. banues në Vlorë, u arrestua sepse u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje te dehur. Ndërsa 29-vjeçari i identifikuar me inicialet O.Gj., banues në Rrëshen u procedua pasi ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Ndër të tjera, forcat blu kanë bërë me dije se paraditen e sotme, në Borsh, Himarë, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën e tij, shtetasi R. N., 39 vjeç, i cili jetonte vetëm.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel