Nga sot, Austria hyn në izolim të plotë teksa në vend, ashtu si dhe në pjesë të tjera të Europës shpërthyen protesta kundër masave kufizuese të vendosura për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.
8.9 milionë banorë në Austri nuk do të lejohen të dalin nga shtëpia përveç rasteve kur duhet të shkojnë në punë, të blejnë gjërat e nevojshme dhe të kenë të domosdoshme ushtrimet fizike. Ndërsa restorantet, baret, parukeritë, teatrot dhe dyqanet jothelbësore do të jenë të mbyllura.
Masat izoluese do të zgjasin deri më 12 dhjetor, megjithëse autoritetet thanë se do t`i rivlerësojnë pas dhjetë ditësh. Javën e kaluar, ajo u bë shteti i parë në Europë që vendosi vaksinimin e detyrueshëm vaksinimin, që pritet të hyjë në fuqi në muajin shkurt.
Mbi 30 mijë persona protestat në Vjene gjatë fundjavës kundër karantinës, ku nuk munguan përleshjet me policinë, e rreth 6.000 dolën nëpër rrugët e Linzit.
Protesta të dhunshme kundër masave anti-Covid pati këto ditë në të gjithë Europën, përfshirë Holandën ku pati dhe disa të plagosur.
Ky shtet po regjistron rritje të rasteve me COVID-19, pavarësisht se 85 për qind e popullsisë së rritur janë të vaksinuar plotësisht.
Top Channel