Video-mesazh nga VIP-at, një ish-boksier është më i shtrenjti

21/11/2021 22:39

Urimet nga njerëz të famshëm po bëhen një modë gjithmonë e më e preferuar dhe nga dita në ditë po shtohen edhe VIP-at që vënë në dispozicion kohën dhe imazhin e tyre për të përcjellë mesazhe të rëndësishme.

Shpesh njerëzit, për të përcjellë një urim te një person që e kanë për zemër, apo një mesazh motivimi në një grup pune ose shoqëror, po zgjedhin gjithmonë e më shumë personazhe të njohur nga fusha të ndryshme.

Megjithatë kjo e ka një kosto dhe për të marrë një urim të personalizuar nga sulmuesi belg Romelu Lukaku, duhet të paguash 440 euro, ndërsa për një mesazh motivimi nga bomberi i Chelsea-t, duhet të paguash 15 herë më shumë, ose 6154 euro.

Por ka edhe më të shtrenjtë dhe ai është ish boksieri i njohur amerikan, Mike Tyson, i cili kërkon 17600 euro për një video-mesazh, ndërsa pas tij vjen boksieri tjetër Floyd Mayweather, i cili kërkon 13200 euro.

Sigurisht që VIP-ave mund t’u kërkoni video-mesazhe, por edhe një bisedë të shkurtër 2-5 minuta dhe një nga personazhet më të lirë, është ish futbollisti gjerman Andreas Brehme, me të cilin mund të bisedoni para një ndeshjeje për vetëm 50 euro.

Tarifat ndryshojnë në varësi të famës dhe kërkesave për çdo sportist, teksa së fundi po shtohen gjithmonë e më shumë edhe aktorët që japin video-mesazhe të tilla, sigurisht kundrejt pagesës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta