“T’i japim frymëmarrje se vjen nga një pisllëk i madh”/ Rama për bujqësinë: Nuk marrim asnjë taksë, zero!

21/11/2021 11:11

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar buxhetin për vitin 2022 për fermerët. Në fjalën e tij, Rama tha se jemi vendi i parë në rajon për fondet dhe i vetmi që nuk marrim asnjë taksë për sektorin bujqësor.

Rama theksoi se do të mbështesin bujqësinë duke i dhënë fryëmmarrje sepse vjen nga një pisllëk i madh dhe po kërkojnë që ta clirojnë nga pesha e së shkuarës, pavarësisht se ka punë për të bërë.

Rama: AZHBR, falë drejtimit të Fridës dhe një ristrukturimi e ka bërë Shqipërinë vendin e parë në rajon për fondet. Këto, të bashkuara me buxhetin e çojnë fondin në vitin 2022 që të jetë i pakrahasueshëm me 2021, le më me vitet e tjera. Por me të gjitha këto fonde, kërkon dije, kërkon që të reflektohet, të analizohet, të konceptohet si duhet projekti në mënyrë që të merren paratë. Nuk mund të hidhen para lart e poshtë, hajt se po ndihmojmë bujqësinë. Nuk jemi në luksin që 1 qindarkë ta hedhim kuturu. Për çdo qindarkë, ekonomia të marrë mbrapsht 2 të paktën, por jo të humbasë 2 e të dalë gropë. Në këtë aspekt, jemi të bindur që ky vit do të bëjë një tjetër hap të madh përpara. Tani që flasim kemi një numër të konsiderueshëm projektesh që janë në proces.

Nafta nuk ka asnjë taksë për bujqësinë. Atyre që më tregojnë bujqësinë, rajonin, botën, ju them që ne kemi të vetmin sektor bujqësor krahasuar me të gjithë të tjerët ku nuk marrim asnjë taksë, zero. Nuk ekziston që uji për vaditje të merret falas në vende që e mbështesin bujqësinë shumë fort. Këtu nuk kemi hyrë në ato procese sepse duam t’i japim frymëmarrje sektorit se vjen nga një rrëmujë, anarki dhe pisllëk i madh. Sot sektori po çlirohet nga shumë pesha të së shkuarës dhe ka akoma punë për të bërë.

Top Channel