“Shumica e delegatëve do jenë më 11 dhjetor në Tiranë”/ Dega e PD në Korçë i përgjigjet Spahos: Deklarata të pavërteta e dashakeqe, qëllimi përçarja e demokratëve!

21/11/2021 16:26

Ditën e djeshme përmes një shënimi në facebook deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka bërë të ditur se shumica e delegatëve të Degës së Korçës, do të jenë prezent në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, të thirrur nga anëtarësia dhe iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Pas këtij njoftimi ka reaguar dega PD-së në Korçë, ku e cilësojnë dashakeq reagimin e Spahos dhe thonë se ka si qëllim manipulimin dhe përçarjen e demokratëve.

Deklarata e plotë:

Deklaratat keqinformuese të bëra dje nga  deputeti, Z.Edmond Spaho lidhur me Kryesinë e Degës së PD Korçë , janë të pavërteta dhe synojnë manipulimin e publikut.

Ditën e Shtunë, Dega e PD-së Korcë , mblodhi Kryesinë e vet , me kuorum të plotë statuor, të verifikuar nëpërmjet apelit të mbledhjes dhe I protokolluar në librin e protokollit të mbledhjes.

Mbledhja u thirr për të diskutuar rreth Vendimit të Kryesisë të PDSH-së nr 139 dhe për situatën politike aktuale . Është një vazhdimësi që ndodh prej 30 vitesh .

Asgjë nuk do e kishte bërë të vecantë këtë mbledhje kryesie nëse Drejtuesi Politik I Qarkut Korcë , z. Edmond Spaho , nuk do kishte reaguar nëpër Tv apo dhe rrjetet sociale duke thënë të paverteta dhe spekulime të rëndomta që nuk I vijne për shtat një drejtuesi politik qarku kryesor në rang kombëtar siç është Korca.

Çfarë duhet t’i kujtojmë zotit Spaho më përpara nga ato që shprehu , se Kryesia e Degës Korce nuk ka qenë ndonjëherë 62 vetë apo që dega nuk ka patur asnjëhere 33 Grup Seksione ? Po që numri I delegatëve nuk vendoset me “mesatare” , a e di drejtuesi politik ?

Sa me siper jane faktet më elementare te mundshme, që presupozohet se duhet t’i dijë jo më një drejtues politik por duhet t’i dijë çdo anëtar I thjeshtë I partisë.

Gjithsesi ky është fakti !

Asnjë prej anëtarëve të kryesisë të pranishëm nuk ishte kundër qëndrimeve të degës apo deklaratave të bera zyrtarisht ne seline e deges.

Deputeti Spaho deklaroi në mënyrë të gënjeshtër se anëtarët prezent ishin pa mandat dhe ne i kërkojmë publikisht që të provojë me akuzat e tij.

E turpshme dhe qesharake që një deputet, drejtues politik të mos njohë identitetin dhe aq më tepër kontributet e jashtëzakonshme që kanë dhënë për fitoren e tij ata demokratë, burra dhe gra në sallë.

Z. Spaho, ne jemi po të njëjtët kontribues politikë, që punuam ditë natë për zgjedhjet e 25 Prillit dhe jo vetëm.

Jemi dëshmimtarë edhe të fushatës tënde, minimalisht të pastrukturuar nga ana jote por dhe të keq organizuar me përcarje që shkaktoi në degë.

Në mbledhje kanë qenë, janë dhe do të mbeten të njëjtët demokratë me histori, me sakrifica dhe kontribute ndër vite për Partinë Demokratike, dhe që të kanë siguruar ty disa mandate deputeti dhe avantazhe dhe benefite të përhershme pushteti.

8 vite nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe sot i shmangesh çdo lloj përgjegjësie dhe skrupulli politik për realitetin në PD .

Nese z. Spaho po të ishte investuar kaq shumë sa sot në këtë fushatë denigruese dhe aspak civile , Korça do kishte fituar 6 mandate !

Top Channel