Reforma në Drejtësi/ Berisha: Në vetting është vënë fshesa në bazë të krahinave dhe bindjeve fetare

21/11/2021 17:44

Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar sot me gratë e Lidhjes së Gruas në Partinë Demokratike.

Në fjalën e tij Berisha ka folur për Reformën në Drejtësi, të cilën e ka konsideruar një akt korruptiv dhe shtoi se seleksionimet aty janë bërë në bazë të krahinave dhe bindjeve fetare.

“Si ka mundësi që në vetting është vënë fshesa në bazë të krahinave dhe bindjeve fetare. Reforma në Drejtësi përbën një nga aktet korruptive kombëtare dhe ndërkombëtare në historinë e një vendi. Jetojmë në narkoshtet. Të gjitha këto kanë një ekzekutor dhe ky është Edi Rama, por kanë patur një padrino dhe ky është Soros që përdori çdo lloj fuqie për të bërë të mundur ndërtimin nga Rama të narkoshtetit”, tha Berisha.

Top Channel