Qindra mijëra protestojnë në Romë kundër vaksinimit dhe kryeministrit teknik Draghi (fotot)

20/11/2021 21:47

Qindra mijëra protestues u mblodhën sot në Romë, Milano dhe qytete të tjera të mëdha të Italisë për të protestuar kundër detyrimit të vaksinimit dhe “green-pass-it” të koronavirusit.

Organizatorët e protestës së sotme në Romë, e cila ishte me e madhja dhe e vetmja me leje, i treguan qeverisë se janë një forcë serioze që duhet të mposhtin, shkruante New York Times.

Mes tyre kishte deputetë, ish-deputetë, gjeneralë karabinierësh si Antonio Pappalardi, avokatë dhe biznesmenë.

Në protestën paqësore të sheshit Circo Massimo në kryeqytet refuzuesit e vaksinave dënonin “diktaturën” e qeverisë dhe kërkonin largimin e kryeministrit teknik të pazgjedhur nga populli.

Policia ishte gjithashtu në numra të mëdhenj për të parandaluar dhunën, por nuk u raportuan arrestime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA