Mijëra protestues marshuan dje duke shkatërruar makina e dyqane në New York dhe ne metropole të tjerë të SHBA pas vendimit polemizues të një gjykate për lirimin e një vrasësi të dy demonstruesve vitin qe shkoi.
18 vjeçari Kyle Rittenhouse hyri në protestën e tyre me automatik në dorë dhe la të paktën dy të vdekur në Kenosha të shtetit të Wisconsin, ndersa plagosi rende nje tjeter.
Veprimet e tij ishin dokumentuar në disa video të regjistruara të ngjarjes. Ne gjyq ai u mbrojt duke thene se veproi “per vetembrojtje”.
Dhjetra protestues u arrestuan në Queens, New York për dëmtime të makinave e shtëpive
Qindra protestues u mblodhën në qendër të Brooklyn duke dënuar verdiktin e pafajësisë si një “standard të turpshëm e të dyfishtë racor”.
Të shtënat ndodhën gjatë një nate protestash kundër dhunës së policisë mbi një afro-amerikan verën e trazuar të vitit 2020. Rittenhouse është i bardhë, ashtu si dhe viktimat e tij. Juria qe mori vendimin ishte në pjesën dërrmuese me anëtarë të bardhë.
Disa protestues mbanin pankarta ku thuhej: “Nuk ka drejtësi në gjykatat kapitaliste” si dhe “kapitalizmi pjell terror racizmi.”
Ndërsa në qytetin e ngjarjes Kenosha, Wisconsin, mijëra protestues u mblodhën para gjykatës që liroi Rittenhouse, disa orë pas vendimit.
Policia shpalli gjendjen e kaosit në Portland, Oregon ku protestuesit lëshonin gurë ndaj policisë si dhe thyenin dyer e dritare duke lëshuar objekte ndaj tyre.
Top Channel