Pas rastit të dhunës mes nxënësve në shkollën 9 vjeçare ‘Emin Duraku’, Ministria e Arsimit na konfirmon se zyra vendore arsimore ka nisur një inspektim pranë këtij institucioni arsimor. E më pas do të ketë një raport vlerësimi.
Ekspertët e arsimit shprehen se së fundmi rastet e dhunës janë shtuar edhe për shkak të varësisë që kanë fëmijët nga teknologjia, ndërsa nuk janë marr masat parandaluese në shkolla.
“Çfarë strategjish janë hartuar për bullizmin nga shkollat? Psikologu duhet të kishte marrë sinjale të hershme për sjelljen e ndryshueshme të nxënësve. Dhuna në rastin në fjalë nuk është e menjëhershme, por stafi mësimor duhet të ishte treguar i vëmendshëm në reagimin e fëmijëve. Nuk duhet të mjaftohen me fjalën e nxënësit që është mirë”- thotë Nanila Bicaku, eksperte arsimi.
Fenomeni i dhunës nga fëmijët në moshë shkollore, do të merrte zgjidhje sipas ekspertëve me ndryshimin e mendësisë të shoqërisë shqiptare.
“Është e rëndësishme komunikimi i trekëndëshit :prind-mësues-nxënës. Ti afrohemi shkollimit perëndimor ku në qendër të shkollës është nxënësi mirëqënia psikologjike e më pas janë notat. Pse duhet t’i fshihem rastit e dhunës? Nëse nuk flasim për to nuk do të marrim zgjidhje”- thonë ekspertët.
Top Channel