Fermerët përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti se s’të njoh, pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? Zbrisnit poshtë
Një shtetas që dyshohet se përndiqte dhe ngacmonte seksualisht një vajzë të mitur është arrestuar në Durrës.
58-vjeçari me iniciale R. A. do të hetohet nga Prokuroria e Durrësit për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Përndjekje”.
Një rast i ngjashëm u raportua një ditë më parë në Vlorë, ku një 54-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 11-vjeçare.
Ka qenë i ati i vajzës së mitur ai që ka denoncuar rastin. Ai është paraqitur në komisariat, bashkë me 11-vjeçaren.
Mësohet se e mitura nën praninë edhe të psikologut ka pranuar ngacmimin, duke rrëfyer se 54-vjeçari, që vuan nga probleme të shëndetit mendor është përpjekur ta puthë në buzë.
Ngacmimet seksuale te të miturit janë një ndër problemet kryesore në vendin tonë që kohët e fundit po bëhen më shumë publike për shkak të ndërgjegjësimit dhe denoncimeve.
Top Channel