Fermerët përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti se s’të njoh, pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? Zbrisnit poshtë
Katër shtetas janë arrestuar në Shkodër, nën akuzë për vepra të ndryshme penale.
Anton Lulash 44 vjeç banues në lagjen Skënderbeg u kap nga policia e Shkodrës. 44-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Rrethit Gjyqesor Limburg, Hollandë, e ka dënuar me 2 vite burg për “Zjarrvënie të qëllimshme”, “Sulm” dhe “Shkatërrim prone”.
Në Mushan u ndalua 33-vjeçari me iniciale A.P., pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe spikologjikisht gruan, duke i shkaktuar dëmtime në trup.
22-vjeçari me iniciale E.Gj. u arrestua, pasi gjatë kontrollit në fshatin Golem iu gjet një sasi lënde narkotike “cannabis sattiva”.
Policia rrugore ka ndaluar 46-vjeçarin me iniciale K.B., pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Të dyshuarit do të hetohen më tej nga Prokuroria e Shkodrës.
Top Channel