Ndonëse ende pa dy sulmuesit kryesorë, Lukaku e Werner, Chelsea vijon të bëjë detyrën, pasi mesditën e sotme ia doli të triumfojë me rezultatin e pastër 0-3 në transfertën ndaj Leicetser dhe po provon të shkëputet në krye të renditjes.
Londinezët dominuan totalisht në “King Abdoullah Stadium”, duke gjetur avantazhin me anë të mbrojtësin Rudiger, ndërsa më pas ishte Ngolo Kante që shënoi një gol spektakolar, duke dyfishuar shifrat në pjesën e parë.
Për të mbyllur llogaritë e ndeshjes, mendoi fantazisti amerikan Christian Pulisic, që shënoi edhe golin e tretë, ndërsa vlen të theksohet se Chelsea-t iu anuluan edhe tre gola të tjerë për pozicion jashtë loje.
Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga gjermani Thomas Tuchel ngjitet në kuotën e 29 pikëve, 6 më tepër se Manchester City ndjekës, që do të zbresë në fushë pasditen e sotme për t’u përballur me Evertonin.
Top Channel