Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Stajka, ku një automjet është përplasur me një motor.

Ndërkaq, burime pranë vendngjarjes bëjnë me dije për Top Channel se si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, ndërsa ende nuk dihet shkaku i aksidentit.

Policia është nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të zbardhur më tepër rreth këtij aksidenti fatal.

Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet Sh.Z., 62-vjeç, ndërsa njoftohet se shoferi i automjetit të përfshirë në aksident është ndalur nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Rreth orës 11:20, në fshatin Stajkë, Shkodër mjeti me drejtues shtetasin S. J., 28 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, Bushat. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. Z.

Drejtuesi i automjetit shtetasi S.J, është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA