Tjetër ngacmim seksual në vend gjatë 24 orëve të fundit, bie në pranga 34-vjeçari

19/11/2021 11:26

Një tjetër ngacmim seksual ka ndodhur në vendin tonë brenda 24 orëve të fundit.

Një 17-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një person banues në Tepelenë.

“Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e  shtetasit E. G., 34 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, 17 vjeçe”, sipas policisë.

Sipas njoftimit, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Ngacmim seksual “, sipas policisë.

Kujtojmë se një 11-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga xhaxhai i saj në qytetin e Vlorës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA