“Të fundosen anijet nga Shqipëria”: Drejtësia, “gropos” zyrtaren italiane

19/11/2021 14:12

Irene Pivetti shkaktoi reagime të ashpra në 1997-ën, kur si kryetare e parlamentit Italian deklaroi se “klandestinët shqiptarë duhet të hidhen sërish në det, dhe po iu përgjigjën forcave të rendit, anijet e tyre të fundosen”.

Ish politikania e Lega Nord nuk u pendua për ato fjalë as në vazhdën e tragjedisë së Otrantos, kur anija Kateri i Radës u përplas me korvetën italine Sibila, ku humbën jetën të paktën 84 shqiptarë, më i vogli 3 muajsh.

Vetëm vite më vonë, Pivetti e tërhoqi atë deklaratë duke thënë se i vjen keq për çfarë kishte thënë dhe se tani “popujt tanë janë miq”.

Megjithatë, ajo shprehje damkosi karrierën e saj politike dhe nuk u rizgjodh më deputete. Tani, Pivetti është gjendur përballë një telashi tjetër, këtë radhë me drejtësinë.

Agjentët e Guardia di Finanza italiane i kanë sekuestruar asaj dhe bashkëpunëtorit të vet, ish-pilotit Leonardo Isolani, rreth 4 milionë euro dhe tre makina luksi të tipit Ferrari.

Akuza që rëndon mbi ta është ajo e mashtrimit, pasi i janë shmangur taksave nga shitja e disa mjeteve luksoze në vende të ndryshme, nga Hong Kong-u në Britaninë e Madhe, Poloni dhe Spanjë, të cilave u ndryshonte pronësia falë disa shoqërive anonime fiktive, të krijuara nga Pivetti, ndërsa po hetohet dhe për pastrim parash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA