Shembje dramatike e urës në Kanada pas rrëshkitjes së dheut nga stuhia (fotot)

19/11/2021 20:23

Pamje ajrore dramatike tregonin sot ura të shembura dhe masë të madhe shkatërrimi në autostradat e British Columbia në Kanada, pas stuhive vrasëse të kësaj jave.

Ushtria kanadeze njoftoi sot se i është bashkuar përpjekjeve të shpëtimit dhe evakuimit, teksa rezultojnë ende njerëz të humbur në provincat perëndimore.

Një avion ushtarak transporti, disa helikopterë dhe qindra trupa punonin në rajon, ndërsa mijëra të tjerë qëndronin në gatishmëri, sipas autoriteteve.

Ministrja e mbrojtjes Anita Anand tha se helikopterët kishin shpëtuar më shumë se 300 njerëz të bllokuar dhe 30 kafshë shtëpiake.

Trupat e ushtrisë po jepnin asistencë me evakuimet, dhe transportet e emergjencës, të pajisjeve e personelit.

Më shumë se 1,000 udhëtarë në rajon janë bllokuar nga rrëshkitjet e dheut në zonat në lindje të  Vancouver.
Ndërsa një tren emergjence mbërriti sot në kryeqytet me  200 njerëz nga zonat e prekura.

FOTO GALERI
1/5
Pamje ajrore dramatike tregonin sot ura të shembura dhe masë të madhe shkatërrimi në autostradat e British Columbia në Kanada

Top Channel