Rikthet Abissnet Superiore pas gati dy javësh pushim për shkak të ndeshjeve të përfaqësueses.
Ndeshjet e kësaj jave të nëntë që mbyll edhe fazën e parë të kategorisë Superiore luhen në 3 ditë. Ditën e shtunë do të zhvillohen dy përballje ku ndeshja më e fortë të paktën në letër është ajo mes Partizanit dhe Laçit që do të zhvillohet në Air Albania Stadium.
Trajneri Ilir Daja në prag të kësaj ndeshjeje thekson se skuadra ka mundur të rikuperojë sidomos në aspektin psikologjik.
Ndërkohë sa i përket ndeshjes dhe përballjes me Laçin, Daja analizon kundërshtarin duke e konsideruar si një rival direkt.
Ndërkohë ndeshja tjetër e së shtunës do të jetë ajo mes Vllaznisë dhe Kastrioti, një tjetër takim delikat për skuadrën shkodrane e cila duhet të konfirmojë gjithashtu ecurinë pozitive që tregoi në ndeshjet e raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë.
Top Channel