Reforma në sektorin e ujit/ Balluku “i tërheq veshin” drejtorit në Belsh: Kthehu në zyrë dhe bëj deklarata të vërteta!

19/11/2021 16:54

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me kryebashkiakët e qarkut Elbasan lidhur me reformën në sektorin e ujit.

Shqetësimin më të madh e ka me Belshin, për të cilët thotë se kanë bërë deklarime të rreme. Balluku i jep mesayh të qartë dhe të drejtpërdrejtë drejtorit që të kthehet në yzrë dhe të bëjë deklarata të vërteta sepse është e vetmja mënyrë për të bërë reformë në sektorin e ujit.

Balluku: Me Belshin kemi  një problem shumë serioz. Të gjitha deklarimet janë të rreme. Sepse keni deklaruar se humbja juaj në 2018-2020 ishte 16.5% dhe tani e keni shtuar e keni bërë 20%. Kjo nuk ka asnjë shans të ndodhë se nëse rrjeti është përfundimisht i ndërtuar rishtazi, humbjet teknike duhet të jenë rreth 20%. Në 2018 keni deklaruar se kishit vetëm 16% humbje.

Të njëjtat deklarata keni në të gjitha tabelat, pra deklaratat tuaja, nuk e vë fare në dyshim që nuk keni ndonjë arsye për ta bërë këtë apo që nuk keni mendim të pasim për të bërë këtë lloj deklarate, por ju bëj thirrje që të bëheni serioz. Drejtor duhet të kthehesh në zyrë, të thërrasësh vartësit që i ke me shumicë dhe të uleni e të bëni deklarata të vërteta. Sikur të kishit 20% do ishim të lumtur dhe do ishit model, por nuk keni. Jeni duke gabuar me disa herë dhe ky është një problem që do ta ndreqni sot dhe do ta bëni seriozisht deklaratën nga ky moment.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA