Aaron Ramsey i thotë lamtumirë futbollit të luajtur, lojtari ‘i mallkuar’ var këpucët në gozhdë
Nuk ka paqe në këtë sezon për një nga talentet më të mëdha të Euro 2020.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Barcelonës Pedri i cili vazhdon të pësojë dëmtime të njëpasnjëshme. Mesfushori i Barcelonës i cili shkëlqeu me Spanjën në Europianin e verës së shkuar, po qëndron në bokse që prej 15 shtatorit dhe rikthimi i tij në fushë do të shtyhet edhe më një tjetër muaj për shkak të një lëndimi që 18-vjeçari ka pësuar në këmbën e majtë në momentin që po rikuperohej nga dëmtimi i mëparshëm.
Pedri është shumë i rëndësishëm për Barcelonën dhe trajneri i ri Xavi beson shumë tek aftësitë e mesfushorit spanjoll i cili do të rikthehet në dispozicion të Barcelonës vetëm pak ditë para Krishtlindjes ndërkohë që në këtë sezon është aktivizuar në vetëm 2 ndeshje me Barçën në La Liga.
Top Channel