Granit Xhaka ishte “ëndrra verore” për Jose Mourinhon, megjithatë drejtuesit e Romës nuk arritën ta transferojnë nga Arsenali, ndërsa vetë mesfushori i Zvicrës rinovoi edhe kontratën me “topçinjtë”.
Gjithsesi dëmtimet e kanë lënë disi mbrapa Xhakën dhe Arsenali është rikthyer të fitojë pa të në fushë, ndaj është hapur sërish skenari i një transferimi te Roma, pasi po negociohet për muajin janar.
Verdhekuqtë po vuajnë jo pak për të gjetur ekuilibrat në fushë, pasi vetëm Cristante nuk mjafton dhe spanjolli Villar nuk gëzon besimin e Mourinhos, ndaj pritet të bëjnë një tjetër sforcim në merkaton e janarit.
Duke qenë se mesfushori me origjinë shqiptare nuk shihet më si titullar nga Mikel Arteta, Arsenali mund të pranojë ta shesë Xhakën një shifër më të ulët se 20 milionë euro, aq sa edhe është e gatshme të paguajë Roma./Supersport
Top Channel