Një person i armatosur tenton të futet në oborrin e banesës, pasi diktohet nga familjarët largohet me vrap!

19/11/2021 22:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Vishnje në Tiranë, ku një person që dyshohet se ka qenë i armatosur ka tentuar të futet në oborrin e banesës së një shtetasi me inicialet SH.A.

Ndërsa tentoi të futet brenda në banesë, dyshohet i armatosur, është konstatuar nga pjesëtarët e familjes dhe është larguar me shpejtësi menjëherë.

Familja ka kontaktuar menjëherë policinë, e cila po vijon krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar!

“Me datë 19.11.2021, në Vishnje, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. A ka tentuar të futet një person ende i paidentifikuar, dyshohet i armatosur. Ky person është konstatuar nga pjestarët e familjes. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, Forca e Posaçme Shqiponja dhe Shigjetat. Nga veprimet paraprake rezulton se personi nuk është futur në banesë por është larguar me shpejtësi kur ka konstatuar se është diktuar nga pjestarët e familjes”, njofton policia.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA