Momentet e pabesueshme kur tre kobrat helmuese ‘mbështillen’ në pemë në ritualin e miqësimit (video)

19/11/2021 18:15
Nilesh tha se i kishte mbledhur gjarperinjtë e rrezikshëm në vende të ndryshme në fshatin Harisal.

Ky është momenti i pabesueshëm kur tre gjarpërinj kobra helmues mbështillen bashkë rreth trungut të një peme dhe rreth njëri-tjetrit pasi u shpëtuan nga fshatarët.

Pamjet e rralla u filmuan nga 32 vjeçari Nilesh Wankhede, i cili kishte shpëtuar gjarprinjtë dhe i çliroi më pas në rezervatin e tigrave Melghat, në perëndim të Indisë.

Nilesh, i cili është guidë e rezervatit, tha: “Kam shpëtuar shumë gjarprinj në 20 vitet e fundit por nuk kisha parë kurrë një pamje të tillë”.

“Ishte e mrekullueshme t’i shihje të tre së bashku”.

Nilesh tha se i kishte mbledhur gjarperinjtë e rrezikshëm në vende të ndryshme në fshatin Harisal.

“Njëri kishte hyrë në zyrën e rojtarëve, tjetri ishte në një stallë lopësh kurse tjetri fshihej në një plevicë.

Pasi i mori ata bashkë me një mik i lëshoi përsëri në botën e egër.

“Në momentin e parë që i lëshova nga thesi, ata u ngjitën të tre në pemë. Ishte e çuditshme që nuk u larguan në bar apo gëmusha. Ata qëndruan në pemë gati 15 minuta”, tha ai.

FOTO GALERI
1/3
Ky është momenti i pabesueshëm kur tre gjarpërinj kobra helmues mbështillen bashkë rreth trungut të një peme dhe rreth njëri-tjetrit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA