Kryetarja e Kuvendit, Lindita NIkolla theksoi se nuk duhen të merren vendime të nxituara nën efektin e momenteve të forta emocionale, ndërsa mori pjesë në marshimin sensibilizues sot në sheshin “Skënderbej”.

“Këto janë momente të forta emocionale e në këto momente ndoshta s’është vendimmarrja e duhur. Shqipëria e ka adresuar një moment të tillë. Shqipëria është pjesë e standardeve të BE dhe nuk mendoj që ky dënim s’do jetë ai që do bëjë të mundur marrja e këtij vendimi s’do jetë gjëja e duhur për të adresuar, ka shumë probleme të tjera që do i adresojmë që sa të mundemi të ecim para e të parandalojmë ngjarje të tilla, janë vendimmarrje që s’duhen marrë në emocione të tilla të forta.

Parlamenti do punojë do e përdorë këtë moment për të përfshirë të gjithë grupet e interesit që të kemi sa më shumë një proces shterues për të mësuar nga pikëpamja ligjore, nuk mjaftojnë vetëm ligjet, ligjet duhen zbatuar, duhet edhe një ndërgjegjësim që të parandalojmë fenomene të tilla e mos ndodhemi para një ngjarje makabre si ajo e Fierit”, tha Nikolla për mediat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA