Dy persona kanë mbetur të plagosur në Bulqizë këtë të premte për shkak të një aksidenti rrugor.
Burimet nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë, ndërsa në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet i policisë rrugore dhe një mjet tjetër i tipit “Benz”.
Mësohet se dy personat e aksidentuar po marrin ndihmën mjekësore në spital.
“Në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë rreth orës 13.55, janë përfshirë në një aksident rrugor një automjet i policisë rrugore me drejtues shtetasin S. L., dhe automjeti tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin Z. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital”, thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel