Një kopje e rrallë e Kushtetutës amerikane është shitur në ankand për 43.2 milionë dollarë, çka e bën atë praktikisht një prej dokumenteve me të shtrenjta historike që ekziston. Identiteti i blerësit nuk është bërë i ditur.
Dokumenti i blerë është vetëm një prej 11 kopjeve të Kushtetutës së nënshkruar më 17 shtator 1787, në Sallën e Pavarësisë nga themeluesit e Amerikës. Atë e nxori në shitje filantropia nga Nju Jorku, Dorothy Tapper Goldman.
Sipas drejtuesit të ankandit te Sotheby`s, dokumenti fillimisht ishte menduar se do të kapte shifrën 15 deri në 20 milionë dollarë.
Por në fund, çekiçi ra për 43 milionë. Një grup prej rreth 17,000 investitorësh të valutave digjitale nuk ka arritur të fitojë ankandin. edhe pse grupi, Kushtetuta DAO, kishte arritur të mblidhte një shumë të konsiderueshme parash për të blerë dokumentin, në iniciativën më të madhe të financimit nga një grup njerëzish, nuk ia doli dot.
Goldman e mbante kopjen e Kushtetutës që nga 1997-ta, kur e trashëgoi nga bashkëshorti i saj.
Top Channel