Kundërshtohet projekti i rrugës/ Debate në komisionet kuvendore. Deputetët kërkojnë të ndërtohet rrugë me 4 korsi

19/11/2021 19:14

Rruga Elbasan –Qafë thanë do të zgjerohet edhe me një korsi. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar më herët në Komisionin e Ekonomisë se projekti për zgjerimin e kësaj rruge është drejt përfundimit dhe punimet pritet të nisin vitin e ardhshëm.

Balluku: Gjatë vitit 2022 është buxhetuar për nisjen e zgjerimit të kësaj rruge, jo thjesht për projektim. Projekti për zgjerimin e rrugës është duke u përfunduar, ka pasur një studim fizibiliteti i cili duhet të justifikonte këtë zgjerim.

Shalsi: Pra krahas rrugës ekzistuese në të gjithë segmentin, apo në xhepa apo në xhepa të caktuar?

Balluku: Jo, në të gjithë segmentin deri në Qafë-Thanë me 2+1 korsi. Zgjerim me dalje në luginën e Shkumbinit

Por, Edmond Spaho deputet i PD dhe njëherësh anëtar i Komisionit të Ekonomisë është skeptik për këtë projekt dhe propozon ndërtimin e një autostrade me 4 korsi për të lehtësuar qarkullimin në këtë aks.

“Duhet të ndërtohet autostrada me 4 korsi. Zgjidhjet mund t’i japin inxhinierët, por edhe traseja ekzistuese mund të përdoret si drejtim për të shkuar apo për t’u kthyer dhe të ndërtohet krah tjetër më 2 korsi. Mendoj se ka ardhur koha për të parë më përpara se sa një projekt që të zgjerojë pjesët e ngushta dhe t’i bëjë më 3 korsi. Është një nga arteriet më të rëndësishme, kalojnë edhe kamionë për transport mallrash dhe lidh Pogradecin dhe Korçën që po kthehet në destiancion si Durrësi.”

Qeveria nuk ka përcaktuar fond në buxhetin 2022 për këtë investim, pasi sipas Ministrisë së Infrastrukturës ai pritet të sigurohet nga programet e financimit të Bashkimit Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA