Fermerët përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti se s’të njoh, pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? Zbrisnit poshtë
Kol Pasha një qytetar nga Kurbini ankohet në emisionin Fiks Fare se nuk rindërton dot shtëpinë e tij të prishur nga tërmeti.
Fondet për rindërtim nuk i mungojnë pasi i janë siguruar nga bashkia por qytetari nuk mund të kryejë dot punimet pasi e pengon komshiu i tij duke i bllokuar rrugën. Në këtë mënyrë materialet që duhen për rindërtimin e shtëpisë ai nuk i kalon dot në oborrin e shtëpisë së tij.
Z.Pasha u tregon gazetarëve të Fiksit se kjo është një problematikë e mbartur në vite.Tashmë është më evidente pasi duhet të fusë edhe makineri të cilat do duhen për rindërtimin e shtëpisë.Për këtë problematikë i janë drejtuar edhe gjykatës, edhe pse është marrë vendim për prishje sërish nuk është dhënë zgjidhje.
Gazetarët e Fiksi kërkojnë një përgjigje në bashkinë Kurbin. Në përgjigjen e bashkisë thuhet se qytetari që ka ndërtuar murin pa leje e ka prishur atë në mënyrë vullnetare dhe se problemi i z .Pasha që është ankuar në emisionin Fiks Fare do të marrë zgjidhje.Një Komshi tjetër do të kompensohet dhe rruga do të zgjerohet në pronën e tij.
Top Channel