Greqia “e bën gardh”, nuk hyn më në punë testi negativ

19/11/2021 14:50

Greqia ka vendosur t`i ashpërsojë akoma edhe më shumë masat anti-covid, duke mos i lejuar tashmë të pavaksinuarit që të lejohen të hyjnë në ambiente të mbyllura.

As testi negativ i koronavirusit nuk bën më punë, thotë shtypi vendas. Kryeministri Kyriakos Micotakis i beri thirrje shtetasve të vaksinohen e mundësisht të marrin dhe dozën e tretë.

Duhet mendje e pastër dhe unitet”, “jo instrumentalizim i dhimbjes por propozime konkrete dhe realiste”, ka qene komenti i tij.

Micotakis shpalli 5 masa shtesë në luftën kundër pandemisë. Ai shpjegoi se nga e hëna e ardhshme, të gjithë qytetarët e rritur të pavaksinuar nuk do të hyjnë në ambiente të mbyllura, as me paraqitjen e testit negativ, me përjashtimin e restoranteve.

Certifikata e vaksinës në ambiente të mbyllura për të vaksinuarit mbi 60 vjeç nuk konsiderohet me e vlefshme nëse kanë kaluar shtatë muaj nga lëshimi i saj.

Për të shmangur mbipopullimin, do të ketë ndryshime të orarit të punës në sektorin publik dhe privat.

Kontrollet do të shtohen, ndërsa parashikohet forcimi i mëtejshëm i sistemit kombëtar shëndetësor.

Micotakis përmendi valën e katërt të pandemisë që ka përfshirë pjesë të ndryshme të Europës, duke theksuar se aty ku shtohet vaksinimi, fuqia e sëmundjes bie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA