Futbolli shqiptar është në zi për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të mirënjohur, Vladimir Ajazi.
Këtë të premte, të afërm, sportdashës dhe qytetarë bënë homazhe dhe i dhanë lamtumirën e fundit Lad Ajazit, në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit.
Portier i “Lokomotivës” së Durrësit dhe ekipit kombëtar “Shpresa”, edhe pas tërheqjes si sportist, ai nuk e braktisi futbollin.
Ai dha ekspertizën e tij në brezat që pasuan të futbollistëve dhe veçanërisht në mbrojtjen e portës shqiptare.
Vladimir Ajazi u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.
Pjesë e një brezi të artë të futbollit durrsak në vitet ’70, Ajazi ka qenë dhe mbetet një nga personazhet më të dashur e popullor për sportdashësit durrsakë dhe jo vetëm.
Top Channel