FP: Rusia po luan me blofin, ja përse nuk e pushton dot Ukrainën

19/11/2021 15:04

Që Moska të pushtonte fqinjin e saj, kjo do të ishte e kushtueshme, e rrezikshme dhe e pakuptimtë, shkruan Foreign Policy.

Prej disa javësh, mediat perëndimore zhurmojnë me diskutimet rreth lëvizjeve ushtarake në kufi me Ukrainën, që përfshijnë sa trupat tokësore aq edhe tanke e parashutistë.

Në perëndim po bien kambanat e alarmit, aq sa Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e paralajmëroi Rusinë këto ditë që të mos guxojë të ndërmarrë çfarëdolloj agresioni të ri kundër Ukrainës.

Por a do të ndodhë vërtet një sulm i tillë?

Foreign Policy pretendon që jo. Sipas saj, lëvizjet ruse janë shqetësuese, sidomos duke pasur parasysh aneksimin e Krimesë, por ato nuk parashikojnë një luftë të afërt.

Po të përgatiste vërtet një goditje, Moska nuk do ta bënte kaq hapur, ndërkohë ajo nuk është përpjekur aspak t`i fshehë lëvizjet e forcave të saj.

Dislokimi i trupave duket më shumë si show force. Edhe nëse Rusia do të arrinte ta pushtonte gjithë Ukrainën, çfarë do të përfitonte prej saj?

Siç e zbuluan Shtetet e Bashkuara në Irak dhe Afganistan, fushata të tilla janë të kushtueshme, të rrezikshme dhe shpesh të pafrytshme, thuhet në shkrim.

Nga ana tjetër, armiqësia me Europën do të mbërrinte kulmin dhe do ta bënte gati të pamundur çdo lëvizje për lehtësimin e sanksioneve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA