E rëndë në Austri/ Serbi vret me thikë gruan shqiptare

19/11/2021 17:09

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Austri gjatë mëngjesit të së premtes. Një 59-vjeçar akuzohet se ka vrarë gruan e tij 50-vjeçare, me origjinë nga Shqipëria.

Ngjarja ka ndodhur në Innsbruck dhe policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar. Sipas hetimeve, gjatë një debate, serbi ka sulmuar gruan shqiptare me thikë, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas krimit të rëndë, 59-vjecari shkoi tek fqinji që jeton në të njëjtën ndërtesë me ta dhe rrëfeu krimin. Fqinji njoftoi menjëherë urgjencën, por nuk mund të bëhej asgjë për të shpëtuar jetën e gruas, raportojnë mediat e huaja.

Nuk dihet ende arsyeja e konfliktit që i kushtoi jetën shqiptares në Innsbruck.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA