“Do investojmë në teknologji”/ Buxheti 2022, Rama: Brenda mandatit, qendra informatike në të gjitha bashkitë

19/11/2021 17:49

Gjatë buxhetit 2022 për Rininë dhe Fëmijët, Kryeministri Edi Rama u shpreh se do të investojnë në njohuritë kompjuterike dhe teknologjike, si dhe do të angazhohen fëmijët duke filluar nga klasa e parë.

Kryeministri përmend një prej vajzave të pranishme në sallë, e cila punon online nga shtëpia dhe është e lidhur me kompani të huaja, ndërsa shton se paguhet më mirë se sa mësuesit që ka në shkollë!

“Duhet të investojmë në njohuritë kompjuterike dhe teknologjike duke filluar nga fëmijët e klasës së parë, është fjala për një gjuhë të re që do të bashkojë nesër të gjithë botën. Ndërkohë që sot bashkon një numër të konsiderueshëm njerëzish që punojnë në një treg që nuk ka kufi dhe këtu kemi një prej tyre, unë kam pas fatin ta njoh. Nuk banon në Durrës, punon jashtë pa lëvizur nga shtëpia. Paguhet më mirë se mësuesit që ka në shkollë! Kjo është e ardhmja por për ta bërë këtë të ardhme të tashme siç e ka bërë vajza pa asnjë ndihmë dhe për ta shtrirë kapacitetin e të rinjve në shumë shumë më tepër se sa në grupin e atyre që këtë punë e bëjnë thjesht dhe vetëm me ambicien dhe talentin duhet të bëhemi aleatët tuaj në një rrugë ku hap pas hapi të keni hapësira dhe mundësi për të përvetësuar këtë gjuhë”, u shpreh Rama.

Rama bëri me dije se do të ngrihen dy qendra të reja informatike në Vlorë dhe në Shkodër, teksa theksoi se synim është që këto qendra të shtrihen në të gjitha bashkitë brenda mandatit të tretë.

“Nga një anë sistemi i ri i të mësuarit të teknologjisë përmes sistemit të informatikës në shkollë, këtë do ta bëjmë me siguri duke ndryshuar edhe kurrikulën e informatikës dhe për ti dhënë atyre që janë më të prirur kohë hapësirë dhe mundësi që të zhvillojnë dijet e tyre dhe pas shkolle, duke pasur qendra apo njësi speciale në territor ku mund të marrin mësime intensive dhe mund të përfshihen pa mbaruar shkollën në tregun global të punës online. Ka filluar një eksperiencë e parë që tregon se është e pafundme, mundësia në këtë fushë, dhe është e destinuar të rritet kërkesa. Është eksperienca me qendrën që është hapur të Stadiumi, që do të zgjerohet me piramidën, ndërkohë kemi filluar punën për të pasur edhe 2 qendra të tjera ku të shtrihet eksperienca një në Vlorë dhe një në dy ndër qytetet që do të jenë më shpejt gati Durrësi ose Shkodra. Brenda këtij mandati duam të kemi qendra të tilla në çdo bashki të qarqeve. Pjesa tjetër janë kurset intensive të kodimit, duam të angazhojmë aktor të certifikuar që të jenë në dispozicion dhe të ndërhyjnë intensivisht me djemtë dhe vajzat që duan të thellojnë njouhuritë e tyre. Kjo do të kërkojë një buxhet në rritje ama çfarë do marrim mbrapa dhe jo duke pritur vite po vetëm 2-3 vite nga sot do të jetë diçka fantastike për ekonomike kombëtare dhe familjare për gjithsecilin”, tha Kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA