Kryeministri ka folur për temat rreth buxhetit 2022 për fëmijët dhe Rininë.
Drejtuar të rinjve që janë e ardhmja e këtij vendi, Rama tha se sporti është pjesë e buxhetit të vitit 2022 dhe tashmë ka ardhur koha që marrëdhënia e sportit me shkollën të shkojë në një tjetër nivel!
Kryeministri zbulon se Tirana ka fituar mundësinë për të qenë kryeqyteti europian i Rinisë vitin e ardhshëm dhe duan që vitin e ardhshëm të fillojë puna për të ngritur procesin e sportit në shkollë.
“Sporti, jam dakord që dy orë fizkulturë në javë janë pak por janë më shumë se sa fare, ju e dini mirë që kur ne filluam punën kishin hequr fizkulturën prej vitesh. Tani ka ardhur koha që ta çojmë në një nivel tjetër marrëdhënien e shkollës me sportin për ti dhënë mundësi të gjithëve për të bërë sport më shumë përtej dy orëve të fizkulturës. Këtu ka shumë prindër, në Tiranë sidomos që paguajnë shumë për të çuar fëmijët nëpër klube sportive të llojllojshme. Është e nevojshme ta sistemojmë gjithë këtë mori klubesh sportive, ti japim mundësi shkollave të kenë skuadrat e tyre, por edhe tu japim nxënësve që merren me sport edhe pikë siç janë edhe në vendet e tyre. Vitin e ardhshëm Tirana ka fituar mundësinë e artë për të qenë kryeqyteti europian i Rinisë. Duam të fillojmë punën për të ringritur procesin e sportit në shkollë. Shkollat që kanë skuadrat e tyre dhe janë skuadra që marrin pjesë në kompeticione. Sot kemi mundësi ta bëjmë këtë sepse kemi shumë palestra.”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë tregon para nxënësve edhe periudhën në rininë e tij kur palestrat ‘numëroheshin me gishtat e dorës’ dhe standardi i palestrave të asaj kohe nuk krahasohet ne standardin e shkollave të ndërtuara pas tërmetit.
Kur ne luanim basketboll volejboll, në gjithë Tiranën palestrat numëroheshin me gishtat e dorës. Ne bënim stërvitje te palestra që sot nuk ekziston më, te qyteti studenti. Ajo palestër ku stërviteshim ne që ishim ekip gjysmë profesionist sot nuk është në standardet e palestrave të shkollave të ndërtuara pas tërmetit. Nuk është shpikje, po nuk kemi pasur mundësi ta konceptojmë diçka të tillë në kushtet kur ishim në kushtet ‘ku thërret qameti’. E njëjta gjë vlen edhe për universitetet”, tha Rama.
Top Channel