Biden rikthen miken e madhe të shqiptarëve, Albright merr postin e rëndësishëm

19/11/2021 14:20

Thuajse një vit pasi administrata Trump e largoi atë dhe ekspertë të tjerë të sigurisë kombëtare nga ky komitet këshillues, Madeleine Allbright bëri bëtimin si kryetare e Bordit të Politikave të Mbrojtjes, thotë CNN.

Lëvizja vjen pasi Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin nisi rishikimin e të gjithë komiteteve këshillimore të Pentagonit në fillim të këtij viti.

Në shkurt, ai shkarkoi qindra anëtarë të 42 bordeve dhe komiteteve të departamentit, duke përfshirë anëtarë të cilët ishin të emëruar në ditët e fundit të administratës Trump.

Pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020, Trump spastroi pozitat udhëheqëse nga disa ekspertë të vjetër të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare, duke përfshirë Albrightin, ish-sekretarin e shtetit Henry Kissinger dhe të tjerë.

Tani, një vit pasi u hoq nga Bordi i Politikave të Mbrojtjes, 84-vjeçarja rikthehet si kryetare e tij.

Albright shërbeu si sekretarja e parë femër e shtetit amerikan nga viti 1997-2001.

Nën udhëheqjen e Sekretarit Austin, Departamenti po përshtatet me natyrën e ndryshueshme të luftës dhe po punon për të qëndruar përpara çdo kundërshtari të mundshëm. Pres me padurim të bashkëpunoj me kolegët e mi në DPB për të ofruar këshillat tona të pavarura mbi gamën e plotë të çështjeve të politikave me të cilat përballet Departamenti”, u shpreh ajo.

Albright ishte në pozitën e Sekretares së Shtetit në kohën e luftës në Kosovë dhe kishte një rol vendimtar në organizimin dhe zhvillimin e Konferencës së Rambujesë, që rezultoi me ndërhyrje të NATO-s në Kosovë dhe ndërprerjen e dëbimit dhe vrasjeve të popullit të Kosovës dhe me lirinë e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA