“Autostradat me plehra janë turp për atdheun”/ Rama-nxënësve: Të fillojmë ndarjen e mbeturinave që nga shkolla

19/11/2021 17:56

Në prezantimin e buxhetit 2022 për Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, kryeministri Edi Rama i vuri theksin pastërtisë së vendit dhe ric iklimit të mbeturinave. Sipas tij, është e rëndësishme që nxënësit të mësohen të ndajnë mbeturinat.

Ndër të tjera theksoi se përmendin justifikime për pastrimin, mes të cilave është fakti se nuk ka kosha. Por Rama thotë me bindje se hedhja e mbeturinave nga makina  është shëmbëlltyrë e ndotjes dhe turpërimit të atdheut. Sa i përket çështjeve vullnetare, tha se do të bëjnë të mundur dhënien e certifikatave që të vlejnë për kërkimin e një vendi pune.

Rama: E njëjta gjë për vullnetarizimin që të stimulohet dhe certifikohet. Ka pasur nxënës që propozonin që certifikatë të jetë koeficient për vlerësimin për të hyrë në universitet. Kjo është mbase shumë vizionare për momentin por e rëndësishme është kjo certifikatë të vlejë për të kërkuar apo për të marrë një punë. Ju them që çdo iniciativë që do të jetë vullnetare për të kontribuar. Duam që së bashku me ju ta shtyjmë agjendën e Shqipërisë së gjelbër, të pastër. Çka po flasim i përket një niveli elementar, pastërtia në mjedisin ku jetojmë.

Të fillojmë nga ndarja e mbeturinave që nga shkolla. Të paktën ato që prodhon shkolla, të ndahen dhe të bëhen gati për riciklim. Mund të ndikoni dhe në komunitete jo thjesht për të pastruar por për të ngritur me të madhe nevojën që nuk duhet ndotur. Çështja e pastrimit fizik është e zgjidhur se këtu është një çudi e madhe me njerëzit që nxjerrin lloj lloj jsutifikimesh. S’ka kosha?

Dakord. Duhet të ketë kosha në atuostradë që të mos hidhen nga makina? Autostradat me plehra të hedhura nga njerëzit janë shëmbëlltyra më kuptimplotë e faktit që marrim pjesë masivisiht në ndotjen e dhe turpërimin e atdheut tonë. Shqiptarët kanë pasur periudha shumë të vështira, por kurrë nuk kam lexuar që shqiptarët të kenë karateristikë pisllëkun. Niveli i jetesës nuk është arsye. Edhe varfëria nuk është arsye për të qenë pis. Vende të pista që të pasurohen nuk kam parë në histori. Kështu që është sfidë e madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA