General Atomics me bazë në Kaliforni është duke testuar një dron të ri ushtarak, i cili thuhet se do të jetë më vdekjeprurës se çdo dron tjetër që disponon aktualisht ushtria amerikane.
Ushtria e SHBA-së ka përdorur një numër të madh llojesh të ndryshme të avionëve pa pilotë në operacionet e saj për një kohë të gjatë, dhe gjithashtu ka bashkëpunuar me partnerë në zhvillimin e versionit të saj të dronëve dhe aftësive të tyre.
Plani i General Atomics, në parim është i thjeshtë: droni do të ketë një fuqi më të madhe se cdo lloj tjeter, ndaj dhe do të mbajë në një fluturim deri në 16 raketa Hellfire.
Ky është katërfishi i numrit të raketave të tilla që mund të mbajë normalisht një MQ-9 Reaper, edhe ky prodhim i së njëjtës kompani.
Rrezja e veprimit mësohet të jetë 1850 kilometra dhe përdoren nga forcat amerikane, por edhe nga disa vende të tjera të botës.
Top Channel