39-vjeçari u gjet i plagosur rëndë/ Mediat greke: Në hetim një 44-vjeçar shqiptar, në kërkim edhe gruaja bashkëpunëtore
19/11/2021 20:33
Një 44-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim, pasi akuzohet si autori i tentativës së vrasjes dhe grabitjes ndaj bashkatdhetarit të tij 39-vjeçar, të kryer të dielën, më 10 tetor 2021, në Kifisia, në Greqi.
Bëhet e ditur se rasti është hetuar nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Atikës Verilindore. Mediat greke shkruajnë se 39-vjeçari u gjet i plagosur me armë zjarri në trotuarin e rrugës së re kombëtare Athinë – Lamia, në Kifisia. Në dosje është përfshirë edhe një 35-vjeçare shqiptare, si bashkëpunëtore e autorit.
Dosja i është dorëzuar Prokurorisë Publike për Kundërvajtje të Athinës dhe i është caktuar hetuesit për hetimin kryesor.
Top Channel