Nëna e Mateos është shprehur e revoltuar pas dhënies së masës arrest me burg sot për vrasësin e djalit, Klodian Çalamani.

Ajo kërkon drejtësi për djalin e saj të vdekur dhe sipas gruas drejtësia vendoset kur të varet në mes të Fierit dhe ta shikojnë të gjithë.

Sipas nënës së viktimës, djali i blinte bukë Klodianit dhe ai e vrau.

“Më mori një foshnje, më mori një 8-vjeçar ma ndau nga shokët dhe shoqet, ma hoqi nga shkolla, ma gënjeu, ma mashtroi, it ha më bej një bukë. I tha Mateo hajde, jo i tha ai do iki në shtëpi xhaxhi se e kam vëllanë të sëmurë. E mori brenda ia futi me lopatë e la të vdekur, pa groposi i vuri dheun nga lart. Vajta në polici, më tha ku është Matua do ta gjeni copa copa të vdekur.  Dua ta djegim në mes të Fierit tani urgjentisht që unë të ndihem e ngopur. Do presim, do të vijmë , do të presim nesër, sot, nuk mund të flas më shumë se nuk kam zë”, tha ajo.

Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu dy ditë më parë nga fqinji i tij ka tronditur mbarë opinionin duke sjellë reagime nga qytetarë, të njohur të tij dhe figura të politikës.

Mateo 8-vjeçar u përcoll për në banesën e fundit mes lotësh dhe dhimbjesh nga familjarë, shokë dhe qytetarë të Fierit dje.

8-vjeçari Mateo Vasiu

Vogëlushi u rrëmbye dhe më pas u vra më 16 nëntor në fshatin Grecalli të Fierit nga fqinji i tij 38-vjeçar Klodian Çalamani.

Banorët e prekur janë shprehur se autori ka qenë problematik, ndërsa kërkojnë dënimin më të rëndë për të deri në varje në mes të Fierit.

Ata janë shprehur se nuk ndihen të sigurt pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë, duke dhënë detaje edhe për jetën që bënte  autori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA