“S`duhet ta gjejnë rusët”, bie në Mesdhe bombarduesi anglez, Londra e SHBA në alarm!

18/11/2021 12:46

Zhytësit e marinës angleze dhe forcat speciale janë në ethet e kërkimit të një avioni luftarak F35, i pajisur me teknologji të avansuatr top-sekret, i cili u rrëzua ne Mesdhe.

Piloti arriti të shkëputej në kohë me parashutë nga avioni që binte dhe shpëtoi, por ndërkohë ekziston shqetësimi se nëse rusët e gjejnë përpara, ata mund të njihen me të gjithë sekretet e mjeti të avansuar 100 milionë paundësh.

F-35B Lightning u rrëzua në det pak pas ngritjes në ajër nga aeroplanmbajtësja HMS Queen Elizabeth.

Ai ka rënë në ujra ndërkombëtare. Një nga aftësitë e këtij super-avioni është se mund të bëhet “i padukshëm”, sic thuhet në mënyrë figurative kur kalon në territor armik me shpejtësi supersonike.

Teknologjia e avionit të prodhuar nga amerikanët përfshin dhe një radar dhe sensorë të fshehtë. Episodi ka ngritur pyetje mbi F-35B, 24 prej të cilëve Britania i ka tashmë, por përgatitet të blejë edhe 138 të tjerë avionë nga gjigandi amerikan Lockheed Martin për 9.1 miliardë paundë gjatë viteve të ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA