Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur ndryshe me emrin e arti si ‘Noizy’ ka publikuar së fundmi foton e vrasësit Klodian Çalamani, që i mori jetën të miturit Meteo Vasias.
Bashkangjitur fotos së vrasësit Noizy u bën thirrje të dënuarve që ‘ta kenë parasysh’ vrasësin e 8-vjeçarit, kur ta shikojnë në ambientet e burgut!
“Kjo foto është për të gjithë çunat me vlerë dhe sedër që janë nëpër burgjet e Shqipërisë. Kur ta shihni ta keni parasysh vetë…kini kujdes o çuna aty brenda se ky është i fortë, ka vrarë një fëmijë 8-vjeçar”, ka shkruar Noizy.
Ngjarja horror ndodhur dy ditë më parë tronditi mbarë opinionin publik, ku Mateo 8-vjeçar ishte viktimë e një sulmi mizor nga fqinji i tij, Klodian Çalamani, i cili pasi kishte goditur me kazmë pas koke të miturin e kishte varrosur në oborrin e shtëpisë së tij. E si të mos mjaftonte akti barbar, vrasësi kishte dalë së bashku me familjarët e viktimës për të kërkuar djalin, si të mos kishte ndodhur asgjë!
Top Channel