Gjatë tetorit dhe gjatë këtij muaji Rusia ka raportuar shifra të larta infektimesh dhe vdekjesh nga Covid-19. Së fundmi, autoritetet njoftuan se në Rusi gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 1 mijë e 247 persona duke e çuar në 259 mijë e 84 numrin e viktimave.
Task forca e urgjencës së vendit në një raport ditor njoftoi se gjatë periudhës së njëjtë 36.626 persona u infektuan me virusin, duke e çuar numrin e rasteve në Rusi në 9.18 milionë, ndërkohë rastet aktive me COVID-19 aktualisht janë 1.04 milion.
Ndërkohë, që nga e marta nga COVID-19 janë shëruar 36.388 pacientë, duke e çuar totalin e shërimeve në 7,88 milionë. Që nga dhjetori i vitit 2019, pandemia ka marrë më shumë se 5,1 milionë jetë në 192 vende dhe rajone, me mbi 254,4 milionë raste të raportuara në mbarë botën, sipas Universitetit Johns Hopkins në SHBA.
Top Channel