Qëlloi me çifte bashkëfshatarin se i preu pemët frutore, policia arreston 64-vjeçarin në Lezhë

18/11/2021 14:26
Foto ilustruese

Një 64-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të fqinjit të tij, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar lëndime.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrilë të Lezhës. Mësohet se falë reagimit në kohë të policisë, u bë i mundur edhe parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Mësohet se 64-vjeçari, pas një konflikti të çastit, ka vendosur të qëllojë me armë gjahu në drejtim të shtetasit M.J., banues në Rrilë, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Falë reagimit në kohë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit L. K., 64 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë”, citohet nga njoftimi.

Policia ka sekuestruar edhe armën e gjahut me municion luftarak.

Po ashtu, është proceduar penalisht edhe shtetasi M.J., për veprën penale “Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë”, pasi dyshohet se ka prerë pemët dekorative në pronësi të shtetasit L. K., në fshatin Rrilë, Lezhë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA