Princi britanik Charles, dhe gruaja e tij Camilla, bënë sot një vizitë në xhaminë al-Azhar Cairo të shoqëruar nga imami i madh Sheik Ahmed al-Tajeb.
Princi britanik u takua me krye-klerikun musliman Sunni në një mision nxitjeje të bashkë-ekzistencës ndër-fetare.
Charles shoqërohej nga bashkëshortja Camilla, teksa u takua gjithashtu me presidentin Fattah al-Sisi dhe kryepeshkopin e kshës anglikane të Egjiptit, në qytetin verior të Aleksandrisë.
Një pritje për çiftin mbretëror u mbajt dhe në piramidën e madhe të Gizës prane Kairos.
Princi Charles është zyrtari më i lartë mbretëror britnaik që udhëton jashtë vendit, teksa përfaqëson mbretëreshën Elisabeth që nuk mund të udhëtojë prej moshës së thyer.
Charles përfaqësoi gjithashtu familjen mbretërore dhe në samitin e klimës, ku kryeministri Boris Johnson paralajmëroi se Alexandria ishte mes qyteteve që kërcënohen nga rrija e nivelit të deteve.
Top Channel