
Pas Fierit, Vlorës , familjarët e Mateos kanë shkuar edhe në Lushnje për të mbledhur firma për peticionin që synon dënimin kapital për Klodian Çalamanin.
Një nga qytetarët që firmosi peticionin tha: Vendimi me vdekje duhet te kthehet jam nën vete me 3 fëmijë dhe nuk e mendoj dot, të vrasësh një fëmijë se je ti maniak, se s’ke ti ku të nxjerrësh budallëkun tënd.
Përmes këtij peticioni familjarët synojnë dënimin me vdekje të 38-vjeçarit. Peticioni është firmosur dhe nga qytetarë të shumtë, të cilët të tronditur nga ngjarja e rëndë, kërkuan varjen e tij në mes të qytetit të Fierit.
Shqipëria e ka hequr dënimin me vdekje prej gati 3 dekadash tashmë. Ishte viti 1992 pikërisht në Fier, kur u ekzekutua për herë të fundit një dënim kapital, varje në mes të qytetit. Kishte 8 muaj që kishte ardhur demokracia dhe legjislacioni nuk kishte ndryshuar ende.
Top Channel