Ylli i Bayernit mund të largohet pas këtij sezoni nga “Allianz Arena”.
Dy gjigantët e Premier Ligës angleze Manchester United dhe Chelsea janë të gatshëm që t’i futen garës për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Bayern Munich Robert Lewandowski, raporton “Fichajes”.
Raportohet se sulmuesi polak dëshiron një aventurë të re para pensionimit, dhe destinacioni i tij i preferuar thuhet të jetë Premier Liga angleze.
Lewandowski ka kontratë aktuale me Bayernin deri në muajin qershor të vitit 2023, dhe vlera e tij momentale nga “Transfermarkt” është 60 milionë euro.
Që nga transferimi i tij nga skuadra e Borussia Dortmundit te Bayern Munich, Lewandowski ka arritur të bëjë 346 paraqitje për “Bavarezët” duke regjistruar 317 gola dhe 67 asistime
Top Channel